Ditën e martë më 7 janar pritet të merret në pyetje për herë të parë si person në hetim ish-presidenti Ilir Meta, i arrestuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Ndërsa deputetja Monika Kryemadhi u mor në pyetje këtë të hënë në cilësinë e personit ndaj të cilës zhvillohen hetime, ndërkohë që firmosi edhe procesverbalin për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Kryemadhi tha në dalje të SPAK, se ajo tashmë do të flasë vetëm në gjykatë.
Pas Kryemadhit, në SPAK dha shpjegime edhe e ëma e saj Fatime Kryemadhi, e cila është pyetur edhe më herët në kuadër të hetimeve paraprake./abcnews.al