Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar mbështetjen ndaj Shqipërisë si dhe përforcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Nëpërmjet një mesazhi në gjuhën shqipe, e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Nancy Van Horn ka vlerësuar progresin e vendit tonë teksa ka bërë edhe një bilanc të punës së bërë përgjatë vitit 2024.
“Kur erdha këtu në gusht pash që shumë punë ishin duke u kryer. Jam krenare për çfarë kemi bërë së bashku për të forcuar demokracinë e Shqipërisë, për të ndërtuar partneritetin tonë në fushën e mbrojtjes dhe për të rritur lidhjet e biznesi…”
Van Horn ka sjellë në vemendje disa nga ngjarjet që kanë shënjuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me në krye bazën ajrore të Kuçovës, e cila u shëndërrua si qendër ajrore e Nato-s, në mbështetje të operacioneve të mbrojtjes në të gjithë europën.
Gjithashtu ardhja e helikopterëve të parë Black Haëk në Shqipëri, me vlerë prej 50 milionë dollashësh si dhe vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Antoni Blinken thotë diplomatja amerikane shënjuan angazhimin e amerikës. Një vemendje të vecantë në mesazhin e ambasadës merr edhe vizita e koordinatorit global të antikorrupsionit, Richard Nepheë I cili gjatë vizitës së tij, vlerësoi luftën kundër korrupsionit si dhe progresin që ka bërë qeveria shqiptare në këtë drejtim.,
/abcnews.al