Theren dy persona në Londër, policia qëllon agresorin

schedule20:10 - 29 Nëntor, 2019

schedule 20:10 - 29 Nëntor, 2019

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin britanik.

Dy persona kanë vdekur pas një sulmi me thikë në Londër, ndërsa policia qëlloi për vdekje autorin.

I dyshuari, i cili vdiq në vendin e ngjarjes, besohej se kishte veshur një pajisje eksplozive, tha policia.

Videot në mediat sociale duket se tregojnë kalimtarët duke mbajtur poshtë një burrë. Më pas mbërrin një oficer, i cili i kërkon grupit të lëvizë dhe qëllon autorin me një goditje.

Nga të dhënat e para bëhet me dije se dy qytetarë humbën jetën nga sulmi me thikë.

Mediat britanike raportojnë se sulmi po hetohet i dyshuar si terrorist. Ngjarja e rëndë ka shokuar qytetarët.

Një numër i ndërtesave aty pranë u evakuuan dhe stacioni i linjës qendrore në Londër është mbyllur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!