Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzimi i avionit në Kazakistan, Azerbajxhani Airlines pezullon fluturimet në shtatë qytete ruse

schedule12:21 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 12:21 - 27 Dhjetor, 2024

Azerbajxhan Airlines njoftoi se po pezullonte fluturimet drejt shtatë qyteteve ruse pasi një prej avionëve të saj të nisur për në Rusi u rrëzua në Kazakistanin perëndimor të mërkurën.

Linja ajrore tha se vendimi ishte marrë “duke marrë parasysh rezultatet paraprake të hetimit për aksidentin… dhe duke vlerësuar rreziqet për sigurinë e fluturimit”.

Ky vendim vjen pas raportimeve se hetuesit zbuluan se avioni mund të ishte rrëzuar nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore.



Autoritetet thanë se në bordin e avionit ishin 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Ministria e Emergjencave të Kazakistanit tha se 38 vdiqën, ndërsa 29 mbijetuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!