Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën e fundvitit, u pyet edhe për akuzat e opozitës se diplomatët dhe ambasadorët janë angazhuar në fushatë në turin e diasporës të kryeministrit Edi Rama.
Ministri tha se asnjë ambasador nuk ka kryer angazhime elektorale dhe se të gjithë kanë vepruar në respekt të ligjit dhe detyrimeve.
“Asnjë ambasador nuk ka kryer angazhime elektorale. Të gjithë koleget veprojnë në respekt të ligjit dhe detyrimeve që kanë si pjesë e shërbimit të jashtëm dhe administratës civile. Asnjë burim financiar nuk është vënë në funksion të asnjë fushate. Kushdo që ka parë edhe datat dhe orët e angazhimit të ndonjë subjekti politik është i qartë që aktivitetet janë zhvilluar në fundjavë dhe mund të tregojnë histori se si një ambasador është vetëofruar në një takim të opozitës, por opozita nu kia coi kontaktet apo vendin e mitingut. Thënë kjo, duhet të kuptojmë që diaspora, do të votojë dhe mekanizmat që KQZ po bën janë ato që përcaktojnë edhe mënyrat se si do të bëhet kjo e mundur. E rëndësishme është që mos fillojmë të ankohemi për humbjen megjithëse humbja është evidente 6 muaj para.”, tha Hasani.
Ministri theksoi gjithashtu se 195 shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për t’u bërë pjesë e skuadrës së Shqipërisë së integrimit në BE.
“Më lejo që të bëj një saktësim, thirrja është për të gjithë shqiptarët ekspertë në fusha të ndryshme që e ndjejnë të nevojshme dhe kanë dëshirën e pasionin që të kontribuojnë për vendin tonë. Numri i aplikantëve është 195 shqiptarë kudo ku janë, kanë shprehur dëshirën që të bëhen pjesë misionit tonë pranë BE. Në vijim, do të ketë në komision që do të marrë në shqyrtim këto kandidatura, do të ketë intervista, do të jetë ambasadori ynë në Bruksel por ajo që është e rëndësishme është se gjithnjë e më shumë ata njerëz që në një moment të caktuar, kanë vdnosur ta sndohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë, po shohim mundësi për t’u kthyer denjësisht dhe kjo është një nga gjërat që këtë ekspertizë ta rimarrim denjësisht”, u shpreh Hasani./abcnews.al


