Kjo mund të ketë qenë dita më e zezë për qytezën e vogël të Thumanës. Termeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 Nëntor u mori jetën 6 anëtarëve të familjes Cara dhe 3 anëtarëve të familjes Greku. Sot ata janë përcjellë në banesën e fundit, mes lotësh dhe dhimbjes.
Kjo mund të jetë ceremonia më e trishtë që është mbajtur ndonjëherë, pasi homazhet u zhvilluan të improvizuara në çadër.
Në këtë ceremoni të dhimbshme kanë qenë familjarët e viktimave, shok, miq, të afërm e të panjohur që u prekën nga ngjarja tragjike.
Viktimat e familjes Cara:
Hasan Cara
Almir Cara
Stela Cara
Fatmira Cara
Anthi Cara
Sadajana Cara
Erisa Steneci (e fejuara e Almirit) u varros nga të afërmit në Korçë
Viktimat familja Greku:
Pëllumb Greku
Celike Greku
Novruz Greku