Kontrata me Chelsea i përfundon në fund të këtij sezoni dhe Willian shpreson që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë rinovimin. 31-vjeçari ka oferta të shumta, por ai i premton besnikëri klubit londinez.
Në një prononcim për Daily Mail, braziliani ofensiv flet qartë rreth së ardhmes së tij. Willian ndihet për mrekulli te Chelsea, ekip për të cilin luan prej gushtit të vitit 2013.
“Nuk do të flas me asnjë klub tjetër në janar, sepse kam një kontratë me Chelsea deri në fund të sezonit. Jam një lojtar i Chelsea dhe klubi e di mirë se do të më pëlqente të qëndroja. Jam i lumtur këtu, por nuk kam asgjë në dorë, varet gjithçka nga drejtuesit. Ata e dinë se çfarë dua unë, thjesht më duhet të pres vendimin e tyre“, përfundon Willian. /abcnews.al