“Reklama më e mirë, turistët”/ Kumbaro: Shqipëria, Maldivet e Evropës? Ecim me realitetin dhe përvojat individuale

schedule20:18 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 20:18 - 25 Dhjetor, 2024

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si “Maldivet e Evropës”. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, ministrja u shpreh se vendi nuk është reklamuar në mënyrë të tillë, por duke ecur me realitetin.

Ministrja tha se reklama më e mirë është ajo që e quajti si “reklamë bio”, pra turistët.

Pjesë nga diskutimi:

Sokol Balla: Fakti që Shqipëria nga PR është klasifikuar si Maldivet e Mesdheut apo të Evropës, fakti që ju tentoni te turizmi elitar, njerëzit që kanë para, a mos vallë e bën kjo stratregji të paarritshme turizmin vendas nga klientët shqiptarë.

Mirela Kumbaro: Nuk jam dakord, dhe kjo është pjesë e paragjykimeve që rrethojnë disa zhvillime për të cilat mbase nuk ishim përgatitur, të cilat e kanë bërë Shqipërinë shumë të njohur, një diplomaci shumë fantastike. Ka dy anë të medaljes. Nuk e kemi quajtur ne Maldivet e Evropës dhe as nuk e kemi shitur kurrë Shqipërinë si Maldivet e Evropës.

Sokol Balla: Po thoni tani se nuk keni fare lidhje me fushatën e PR që është bërë në internet…

Mirela Kumbaro: Nuk jam kundër. E kam detyrë funksionale të bëj atë që ju e quajtët propagandë, të bëj marketing të Shqipërisë si destinacion. E kemi kemi bërë por në mënyra të tjera. Ajo që iu referuat është kollaj e verifikueshme. Në rrjete sociale nuk mund të ndikojmë mijëra, miliona vizitorë të cilët janë të lirë të lirë të thonë çfarë të duan dhe PR apo reklama më e mirë na është bërë nga vetë turistët. Se mund të themi që Shqipëria është e bukur, por nëse ata që e vizitojnë nuk e thonë se Shqipëria është e magjishme, unë nuk e them dot. Nuk mund të më dëgjojnë miliona vizitorë. Interesante ishte se sivjet ne me të vërtetë kishim deri në nëntor 11 milionë vizitorë, më shumë se vit i kaluar, por është diversifikimi i hartës. Në tre vitet e fundit kemi vizitorë nga Amerika latine, nga vendet aziatike, nga Afrika e veriut, Australia që nuk janë destinacioni apo tregje turistike që vijnë deri në Shqipëri. Ne rrethohemi nga gjigandë të turizmit, ndërkohë na kanë vizituar. Është futur një treg i ri që është spanjoll. Deri para tre viteve, spanjollët ishin pak qindra, tani janë dhjetëra mijëra. Vijnë të zbulojnë dhe që kanë interesa kulturore. Në këtë pikëpamje, sado propagandë të bëjmë ne, nuk mund të shtohen fluturimet siç janë shtuar. Aeroporti i Rinasit foli për trajtimin e 10 milionë pasagjerëve që hyjnë e dalin që në fund fare nuk është aeroport gjigant, është modest krahasuar me Parisin e Romën. Flet për atë që është në fakt “Reklamë bio” dhe të tilla cilësi si Maldivet e Evropës, i kam pak frikë sepse është më mirë të ecim duke e prekur realitetin por duke iu besuar përvojave individuale. Kjo e ka sjellë shtimin e turizmit dhe fakti që po përsëritet për të tretin vit, do të thotë se turistët vijnë dhe nuk zhgënjehen. Sepse mund të kemi 100 eksperienca të mira, një e keqe ta përmbys tavolinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!