“Lista serbe, në zgjedhje”/ Kosovë, paneli i ankesave rrëzon vendimin e KQZ

schedule17:03 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 17:03 - 25 Dhjetor, 2024

Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtesa anuloi vendimin e Komisionit qëndror të zgjedhjeve në Kosovë dhe urdhëroi certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës per Regiistim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim

Lista serbe dërgoi ankesën në panelin zgjedhor për ankesa dhe parashtesa, duke shprehur mosdakordësinë me qëndrimin e partisë në pushtet, Vetëvendosje, për ta lënë jashtë zgjedhjeve.

KQZ nuk certifikoi Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues Lëvizjes Vetëvendosje se partia në fjalë nuk e njeh shtetin e Kosovës. Për certifikimin e Listës Serbe votoi vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër dolën dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa tjerët abstenuan.

Lista serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, më mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Lënia jashtë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare mori kritika të shumta jo vetëm nga Serbia, por edhe nga partnerët e Kosovës.

Shtetet e bashkuara, Bashkimi Europian dhe ambasada gjermane reaguan të shqetësuara për mosregjistrimin e Listës Serbe në Zgjedhje.

Zyrat diplomatike të SHBA BE dhe Gjermanisë në Kosovë e panë mosregjistrimin e Listës si një veprim politike dhe jo të bazuar në standard ligjore dhe procedurash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!