UÇK, ushtria guerile më e pastër/ Skoro: Në Siri mund të ketë luftë civile pas ikjes së diktatorit

schedule21:07 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 21:07 - 24 Dhjetor, 2024

Ish- agjenti i CIA-së, Blerim Skoro u shpreh për ‘Real Story’ se UÇK nuk ka kryer asnjë krim lufte dhe se është ushtria guerile më e pastër. Sipas tij, serbët kanë bërë masakra dhe madje ai ka qenë dëshmitarë i makabriteteve të tyre.

“ Nëse ndonjë prej tyre ka kryer krime, unë besoj në ligje dhe të marrin atë që meritojnë. Por të garantojë me jetë, që gjatë kohës së luftës dhe mbas luftës kur unë kam kryer stërvitje me agjentë të CIA-së, asnjë rast më i vogël nga UÇK nuk ka ndodhur, as nuk është mbytur një fëmijë, grua një civil asnjë serb. Cfarë kam parë unë që kanë bërë serbët që kam qenë dëshmitarë që u kanë hequr kokën njerëzve para syve të mi, unë vetë i kam parë. UÇK ka qenë një ushtri guerile më e pastër po të flas me agjentë të CIA-s që e kam diskutuar, ka qenë një grupacion pas vrasjes së Jasharit ka qenë një ushtri e pastër që nuk ka kryer asnjë krim. A kanë bërë individë gabime pas luftës, po! Unë e them që arsyeja pse s’kam folur shumë për situatën e luftës, njëri prej komandatëve kryesorë më ka ofruar të jem në trupat e mbrojtes së Kosovës pas luftës, por nuk kam pranuar se erdha në Amerikë. Janë 100 % të pastër dhe së shpejti me ardhjen e Trump dhe nëse unë do te kem takim sepse i kam komunikimet me njerëz që i kam sekret dhe do ta bëjë këtë bisedë me qëllim që nuk ka asnjë gjë, janë njerëz të pastër që i akuzojnë me shpifje.”

Gjatë intervistës së tij, Skoro u ndal edhe tek situata në Siri ku u shpreh se në Siri do të ketë trazira pas ikjes së diktatorit.

Unë kam qenë në Siri, kam qenë dhe në kampin e ISIS-it dhe kemi video me fakte. Iku diktatori, por tani ka për të ndodhur fatkeqësia më e madhe, sepse ka grupe, unë liderin e ISIS e kam takuar dhe kam ndenjur me të. Njeriun kryesor të ISIS kam ndenjur me të dhe e di që kanë për të ndodhur gjëra shumë të mëdha. Ka për të ndodhur luftë civile sepse është armatim i madh në duart e popullit. Aty ka për të pasur problem me kurdët, Turqinë, libanët, Izraelin. Unë nuk besoj kurrë më edhe se diktatori ka qenë shumë i keq dhe unë kam qenë kundra dhe i uroj shtetit të Sirisë sukses sepse ne kemi vuajtur nga diktatura shumë keq. Po ka për të ndodhur më keq sepse ne kemi qenë popull etnik dhe nuk kemi pasur përzierje siç ka Siria sot.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!