“Po shkoja në Jemen për një ndër më të kërkuarit e Amerikës”, Skoro: Si u zura pritë nga dy persona në Maqedoni. U mjekova në një spital sekret të CIA

schedule20:49 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 20:49 - 24 Dhjetor, 2024

Shqiptari nga Kosova Blerim Skoro, në intervistën për emisionin “Real Story”, rrëfeu gjithashtu se si u zu në pritë dhe u qëllua në këmbë teksa ndodhej në Maqedoninë e Veriut. Për gazetarin Sokol Balla, Skoro tregon se ai do të udhëtonte për në Jemen, kur u qëllua disa herë nga dy persona.

Ai thotë se u trajtua në një spital sekret të CIA, por për shkak se kishte shumë orë që nuk fliste me bashkëshorten, kjo e fundit thyen rregullin e agjencisë, duke kërkuar informacion për të.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Pas shumë vitesh ti bën një gabim, zbulohet gabimi që kishte bërë më herët. I kishte treguar bashkëshortes tënde se ishte bashkëpunëtor i CIA dhe ishe nisur për mision në Afganistan, një gjë që shërbimet sekrete nuk e pranojnë kurrë një gjë të tillë.

Blerim Skoro: Unë kam qenë në burg me njerëz ish agjentë të CIA dhe kam mësuar nga ata. Kanë qenë agjentë amerikanë që kanë bërë gabime, sepse kanë bërë tregti me armë. Unë e bëra atë gabim. Kisha një numër, por ishte vetëm nëse me ndonjë vend rrezik që është jeta ime. Mund ta përdorja atë numër që mund të më ndihmonin që të më nxirrnin nga rreziku pavarësisht se ku kam qenë.

Sokol Balla: Pse bashkëshortja jote vendosi që ta thyejë rregullin dhe t’i drejtohet CIA për të kërkuar informacion për bashkëshortin e saj që ishte zhdukur prej disa ditësh.

Blerim Skoro: Unë u zhduka se e kisha kodin me bashkëshorten që nëse në 48 orë apo 36 orë nuk lajmërohen, duhet ta përdorësh. Unë e kam përdorur kohën, varet se ku kam qenë. Nëse kam qenë në Siri apo vende të tjera kam pasur “time frame”, dmth sa kohë mundem mos me iu lajmëruar bashkëshortes apo CIA-s. Kur isha në Ballkan, thashë nëse ndodh dy ditë apo tre, nuk lajmërohen, duhet të kontaktosh me këtë numër. Ishte kodi mes meje dhe CIA-s. Mesazhi ishte ‘Jam në gjendje rrezikshmërie’.

Sokol Balla: Ti ishe në një rrezik të tillë. Çfarë ndodhi që nuk komunikove me bashkëshorten tënde për më shumë se 36 orë.

Blerim Skoro: Isha i mbajtur në një prej spitaleve sekret të CIA-s në atë kohë. Derisa ndihmuan që të më pastrojnë plagën sepse isha i plagosur. Ishte momenti kur isha duke marrë punën për të shkuar në Jemen. Po shkoja në Jemen për të takuar njërin prej më të kërkuarve me shtetësi amerikane, i lindur në Jemen. Ai ishte interes i Amerikës që ta takoja dhe kishte dokumente. Kam fakte dhe si zakonisht në kohën kur takohem me agjentët e CIA-s u futa në ndërtesën ku ishte shtëpia sekrete e CIA-s. Para se të futem brenda një ndërtese pashë një njeri duke prerë lule. E përshëndeta, por më duket se ishte gabim i vetë CIA-s. Ishin dy persona duke zbritur nga shkallët dhe e hapa derën, parkova makinën në një garazh nën tokë. U ngjita sipër. Ishin dy persona. Shkrepën plumbin e parë. Më qëlluan në këmbën e majtë. Më qëlluan me plumbin e dytë në kokë. U shkrepën 4 plumba. Kishin problem me armën, por nuk u dukën njerëz që kishin eksperiencë në ekzekutime. Rashë në atë moment, s’e kuptuan nëse më qëlluan në kokë apo këmbë. Që të mendojnë se më vranë, qëndrova aty. Ata ikën me vrap jashtë. U ngrita sipër. Kemi pasur një kod, më duhej të lija një gazetë me shkronja. Nëse gazeta është aty, nuk duhej të fusja celësin në dhomë se agjentët ishin aty./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!