Shkodër, dhunoi babanë, procedohet 24-vjeçari

schedule11:38 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 11:38 - 24 Dhjetor, 2024

Një 24 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë. Sipas policisë 24-vjeçari, banues në fshatin Boriç i Vogël ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 24 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!