Rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’ është totalisht i bllokuar nga protestuesit e opozitës.
Nga raportimi i gazetares sonë Bleona Sari, militantët e Partisë Demokratike kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë.
Kjo protestë ishte paralajmëruar nga opozita e cila e quan ‘mosbindje civile’, por ndërkohë ka sjell një seri reagimesh nga qytetarët të cilët kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se një orë.
/ abcnews.al