Fluksi në kufi me Greqinë/ Ardhja e emigrantëve, Ministri i Brendshëm takon ambasadoren greke

schedule12:39 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 12:39 - 23 Dhjetor, 2024

Në prag të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, mijëra shqiptarë po rikthehen në Atëdhe për të festuar pranë fmailjeve të tyre. Fluksi I emigrantëve ka krijuar radhë në pikat doganore krysisht me Greqinë.

Nisur nga kjo situatë, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti të hënën ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, me të cilën diskutoi se është e nevojshme që në pikat doganore të shtohen sportelet nga pala greke, për të shmangur radhët e gjata.

“Theksova nevojën për rritjen e komunikimit mes autoriteteve policore e doganore, si dhe shtimin e personelit nga pala greke në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë të lëvizjes”.

Me tej Hoxha, shprehu angazhimin e policisë kufitare, për të zgjidhur të gjitha problematikat që do të hasen gjatë festave dhe pas tyre, ku emigrantët shqiptarë pritet të kthehen drejt Greqisë.

Fundjava që lamë, pas pati një shtim të ndjeshmë, në dy nga pikat më të mëdha kufitare me Greqinë, atë të Kapshticës dhe Kakavijës.

Për të përballuar fluksin në këto dogana, pala shqiptare po punon me kapacitete të plota./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!