Mbyllja e “TikTok”, jehonë në botë, mediat ndërkombëtare shkruajnë pas vendimit të kryeministrit Rama

schedule11:06 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 11:06 - 23 Dhjetor, 2024

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur “Tik Tok” për një periudhë 1-vjeçare ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

“Shqipëria vendosi të mbyllë TikTok për një periudhë një vjeçare pasi një i ri humbi jetën nga një sulm i tmerrshëm me thikë”.

Kështu raportojnë mediat e njohura botërore, si BBC, Washinton Post, Corriere della Serra, La Repubblica, The Guardian, Reuters, Bloomberg, Associated Press dhe shumë të tjera të cilat theksojnë se shkak është vrasja e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Media amerikane Washington Post shkruan se “autoritetet shqiptare zhvilluan 1300 takime me mësues dhe prindër pas vdekjes me thikë të një adoleshenti në mes të nëntorit nga një adoleshent tjetër pas një sherri që filloi në TikTok”.

BBC po ashtu raporton se “vrasja e të miturit nxiti një debat mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore mbi ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë në Shqipëri”.

Sipas BBC, “edhe disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët”.

Media gjermane, Deutsche Welle raporton se “edhe vendet pranë Shqipërisë, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë raportuar së fundmi një ndikim negativ për të cilin fajësojnë platformën, veçanërisht te të rinjtë”.

“Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla”, shkruan media italiane La Repubblica.

Mbyllja e platformës “Tik Tok” u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!