Ishte padyshim një fitore spektakolare.
“Bavarezët” e Bayern Munich kanë treguar edhe një herë se janë pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion të Bundesliga, teksa mbrëmjen e kësaj të premteje mundën “Demat” e RB Leipzig me rezultatin e thellë 5-1.
Protagonist ishin gjithë ekipi i Vincent Kompany, teksa rrugën e rrjetës e gjetën plot 5 lojtarë të ndryshëm, teksa ishte fillimisht Musiala, i cili shënoi në minutën e parë për të vijuar më pas me golat e Laimer, Kimmich, Leroy Sane e Alphonso Davies, në minutat 25’, 36’ 75’ e 78’, ndërsa golin e vetëm për miqtë e shënoi Sesko në minutën e 2’-të.
Falë këtij triumfi Bayern ngjitet në kuotën e 36 pikëve dhe tashmë qëndron 7 pikë larg Bayer Leverkusen, ndërsa Leipzig mbetet në vendin e 4-t me 27 pikë. /i.m /abcnews.al