Gjendja e jashtëzakonshme në Laç, Rama: Në Komitetin Kombëtar të rindërtimit të përfshihet edhe opozita

schedule08:28 - 29 Nëntor, 2019

schedule 08:28 - 29 Nëntor, 2019

Kryeministri Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit, i cili rezulton të jetë mjaft i dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Rama kërkon që në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit të përfshihet edhe opozita me dy  përfaqësues. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se çdo qindarkë do të bëhet transparente dhe nuk do të ketë abuzim.

“Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimetër, them se na përputhen shqetësimet dhe idetë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program”, u shpreh kryeministri.

Unë do të vlerësoja dhe ne do të ishim vlerësuar në rast se opozita do të përfshinte në Komunitetin Kombëtar të Rindërtimit me dy përfaqësues qoftë në aspektin financiar apo teknik.

Nuk kemi çfarë ndajmë, nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit

Ky komunitet nuk është komisioni i reformës zgjedhore, as i dekriminalizimit dhe as i ndarjes së engjëjve dhe djajve. Në këtë ditë pa diell dhe në këtë punë që do të vazhdojë e papërfshirë dhe e pacënuar nga avazi politik që  diskutohet është mirë që të jemi bashkë dhe punojmë bashkë”, tha ndër të tjera Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!