“Ne kemi në dorë se sa shpejt do të integrohet Shqipëria”, Bozheku: Shteti grek s’ka më aq fuqi “penguese”

schedule21:36 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 21:36 - 19 Dhjetor, 2024

Avokatja Enida Bozheku në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe procesin e integrimit.

Greqia ka deklaruar se do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit europian, megjithatë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se ka një sërë kushtesh: “ne kemi në dorë se sa shpejt do të integrohet Shqipëria në Union.”, ka thënë ai.

Avokatja Boxheku u shpreh se shteti grek nuk ka më aq fuqi për të ndikuar në atë proces zgjerimi dhe të ngrejë mure të tilla negociuese me BE për Shqipërinë.

“Shteti grek nuk ka më aq fuqi për të ndikuar në atë proces të gjerë zgjerimi dhe t’i ngrejë mure të tilla negociues BE për Shqipërinë. Sot Mitsotakis po tenton të lozë një kartë duke vënë disa veto. Ai përmend pjesën e korsisë dhe shpejtësisë dhe e lidhi me të shkuarën tonë. Por e shkuara jonë është e ardhmja e afërt që lidhet me ligjin e luftës. Ai e “detyron Shqipërinë” hiq dorë nga kërkesat tyre që lidhen me tokat e shqiptarëve dhe problemi më i madh është Çamëria. Por mendoj që këto fjalë të këtij janë boshe”, tha Bozheku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!