Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë opozita është e përçarë dhe po krijon kaos në Kuvend, për të marrë vëmendje në prag të fushatës elektorale.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Qefalia u shpreh se unk ka mosbindje civile, por mosbindje të Partisë Demokratike.
Ndër të tjera, Qefalia vlerësoi punën e SPAK dhe shtoi se Shqipëria ka bërë hapa para në lidhje me integrimin në Bashkimin Evropian.
“Kuvendi është për të diskutuar, debatuar, janë qytetarët që vendosin me votë se kush ka të drejtë. Besoj se situata në Kuvend do vazhdojë të agravojë, për atë që thonë mobindje civile, që unë e konsideroj mosbindje të Partisë Demokratike. Kjo është konkretizim i reformës në drejtësi, të ndërmarrë nga kjo mazhorancë. Përpara drejtësisë, pavarësisht funksionit apo misionit që kanë, kushdo përpara ligjit duhet të jetë i barabartë. Është vlerësim që i bëhet organeve të SPAK. Shpresoj që kjo punë këmbëngulëse e SPAK të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi ai./abcnews.al