Takimi vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës/ Ministri Hasani: Diaspora, pjesa më e rëndësishme e kombit

schedule09:21 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 09:21 - 19 Dhjetor, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi se Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit.

Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Hasani u shpreh se përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme.

“Është kënaqësi që jemi në këtë takim që ka për qëllim të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ky takim synon edhe frymën evropiane të shqiptarëve, duke forcuar politikën për diasporën. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time. Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë. Përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme. Kemi shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë. Kemi një mision të përbashkët, të ruajmë rrënjët dhe identitetin kombëtar. Diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave, emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti. Gjatë 2024 Shqipëria ka bërë proges në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me hapjen e grupkapitujve.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!