Çelen negociatat për Kapitullin 6/ Beshku: Objektivi që i ka vënë vetes Shqipëria është shumë ambicioz

schedule17:17 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 17:17 - 18 Dhjetor, 2024

Në Bruksel është mbajtur samiti BE-Ballkani Perëndimor, me fokus hapat e vendeve të rajonit për integrimit.

Në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Klodiana Beshku eksperte e çështjeve të integrimit tha se unioni shfrytëzoi momentin për të mos lejuar ndikimin rus në rajon.

“Unioni po shfrytëzoj momentin për të mos lejuar ndikimin rus në rajon. Kosova ka mbetur pak mbrapa sa i përket këtij procesi. Kosova gëzon interes nga vendet anëtare, konsiderohet së bashku me vende të tjera të rajonit si një vend që ka perspektivën për të qenë në BE. Ka pasur pak ngecje dhe kjo ka të bëjë me dialogun Prishtinë-Beograd”, tha ajo.

Më tej nënvizoi se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë, duke shtuar se objektivi që i ka vënë vetes Shqipëria është shumë ambicioz.

“Objektivi që i ka vënë vetes Shqipëria është shumë ambicioz. Kanë ecur mirë. Grup kapitulli që ka të bëjë me politikën e jashtme ka ecur shumë mirë. Grup kapitujt e tjerë që pritet të hapen të mos harrojmë se gjithashtu janë shumë të rëndësishëm”, tha ndër të tjera ekspertja Beshku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!