Asllani ndihet si në shtëpi/ Inter e aktivizoi për të tretën ndeshje radhazi

schedule14:10 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 14:10 - 18 Dhjetor, 2024

Po ndihet si në shtëpinë e tij.

Kristjan Asllani nuk është aspak titullar tek Interi, por për një lojtar që ishte thuajse i harruar, nuk është gjë e vogël që të aktivizohet tri ndeshje radhazi në Serinë A.

Mesfushori I kombëtares shqiptare pati mundësi të luante që nga minuta e 63-të në sfidën e kampionatit fituar 6-0 në fushën e Lacios, duke bërë një paraqitje të mirë.

Në fund të nëntorit, ai ishte titullar dhe luajti deri në fund në Veronë, ndërsa kundër Parmës iu dhanë më pak, vetëm 17 minuta.

Tashmë, është lënë pas periudha e vështirë nga 22 shtatori deri në 23 nëntor, pra një muaj, kur Asllani nuk e pa fushën për asnjë minutë në Serinë A.

Trajneri Simone Inzagi duket qartë se i beson më shumë dhe po këmbëngul që 22-vjeçari të fitojë sa më shumë përvojë.

Asllani e tregoi veten sidomos në fazën mbrojtëse, përderisa rezultati ishte 4-0 për Interin, ndërsa pritet që Inzagi ta aktivizojë edhe në Kupën e Italisë, ndërsa zikaltërit luajnë këtë të enjte ndaj Udinezes.

Në një sezon tepër të ngarkuar, ku kampionia e Italisë do të nisë pjesëmarrjen edhe në Kupën e Botës për klubet, teknikut i duhet të përdorë çdo alternativë që ka në dispozicion.

Kundër Veronës, Asllani shërbeu asistin e parë të sezonit, e besohet që aktivizimi më I shpeshtë do ta rrisë kontributin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!