Europol ka goditur një grup kriminal gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër pastrimit të parave.
Sipas Europol, janë arrestuar 9 persona dhe sekuestruar 27 milionë euro në kriptovaluta.
Në komunikatën zyrtare, Europol thekson se veprime hetimore janë kryer edhe në Shqipëri me mbështetjen e SPAK e BKH, dhe se ky operacion është vazhdim i operacionit “Gorgon” të muajit korrik ku u godit klani “Çopja” në Elbasan.
Në muajin Gusht në Shqipëri, operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.
SPAK bëri me dije në atë kohë se kishte lëshuar 33 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale, që drejtohet sipas hetuesve nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja./abcnews.al