Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka folur në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë -Hani i Hotit.
Ai e ka konsideruar këtë linjë hekurudhore që lidh popujt. Sipas ambasadorit, është një hap jetik për bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e tjera të BE
“Një projekt nga i cili përfiton Shqipëria në grandin më të madh në të ardhmen. Ky projekt ka një vlerë historike. Shqipëria bëri një avancim me hapjen e grupkapitujve të gjashtë, edhe Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm. Prandaj duhet që të këto dy vende të ecin paralelisht. Lidhja e shqiptarëve me vendet e rajonit është shumë e rëndësishme, prandaj do të bëjmë lidhjen nëpërmjet urës.
Në mënyrë që popujt e rajonit të lidhen me njëri tjetrin ne duhet të bëjmë përpjekje. Prandaj kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet e tjera të Europës është një hap jetik për bashkëpunimin mes popujve.
Natyrisht që kjo do të jetë pjesë dhe e jetës së Shqipërisë, pasi linjat hekurudhore do të shërbejnë dhe për transportin e mallrave. Ndërkohë që Shqiperia ecën përpara drejt BE, ne ofrojmë mbështetjen tonë”, tha ndër të tjera Gonzato./abcnews.al