Për mandatin e Holta Zaçaj nuk u mor asnjë vendim, as këtë të martë, në mbledhjen e 4-ët që bënë kolegët e saj të Gjykatës Kushtetuese.
Afati i përfundimit të mandatit të saj po zvarritet, ndërsa pas çdo mbledhjeje ka një njoftim për më shumë informacion për të vlerësuar nëse mandati, sipas ligjit, Zacajt i përfundon në 10 mars, siç thotë Gjykata e Lartë apo siç ajo më parë ka thënë, ne fund të vitit tjetër.
Këtë të martë shtyrja e mbledhjes së gjyqtarëve pa një vendim, ka ardhur si pasojë e një kërkese të bërë vetë Zacaj, që ka kërkuar më shumë kohë për të dhënë një Opinionin, mbi vetë vendimet e saj, kur ajo aplikoi për në gjykatë kushtetuese dhe procedurat e reja që janë hapur nga Gjykata e Lartë, për ta pasuar në post, procedura që nisën me përplasje mes dy institucioneve.
Përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.
Zacaj ka thirrur mbledhjen e gjyqtarëve të enjten e javës së shkuar, për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj.
Por pavarësisht kësaj ajo kërkon kohë të gjatë deri të hënën për të dhënë vlerësimet mbi dokumentet që ka firmosur, siç është dhe dokumenti kur aplikoi për Gjykatë Kushtetuese e kishte të qartë se mandati i përfundonte më 10 mars, ndryshe nga sa pretendon tani.
Mbledhja e radhës për Zacajn, mbledhje në të cilat ajo nuk merr pjesë, do të mbahet të hënën e javës që vjen, ditë kur do të zhvillohet dhe protesta e radhës së opozitës.
/abcnews.al/