Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vizituar këtë të martë një nga kompanitë e prodhimit të veshjeve për markat më të njohura italiane. Ajo është takuar më nga afër me dy drejtuesit e kompanisë në Lushnje dhe punëtorët.
Sakaq, Balluku u shpreh se qeveria ka nisur një fushatë së për të sensibilizuar të rinjtë, të cilët janë në moshë për të hyrë në gjimnaz që të mos zgjedhin arsimin profesional.
“Qeveria Shqiptare, Ministria e Ekonomisë, ka nisur një fushatë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të sensibilizuar të rinjtë, të cilët janë në moshë për të hyrë në gjimnaz që të mos zgjedhin të gjithë gjimnazin e përgjithshëm.
Ka një sërë profesionesh që duhen formuar në arsimin profesional dhe për këtë arsye gjatë vitit 2024 ne kemi pasur zëra të dedikuar në buxhet për rikonstruksionin e shkollave, rritjen e kurrikulave profesionale, madje edhe të disa prej konvikteve, duke qenë se shkollat profesionale kanë pasur edhe në bazën e konceptimit të tyre njësi akomodimi për fëmijët që vinin nga zona më të largëta, të cilët deshën të merrnin një profesion për tu kthyer pastaj në zonën e tyre.
Kështu që të gjitha këto ne po i bëjmë dhe unë shpresoj shumë që të luajnë rol edhe vetë bizneset, edhe vetë industria duke bashkëpunuar me shkollat profesionale dhe duke i krijuar mundësinë këtyre fëmijëve që edhe gjatë periudhës së shkollës të bëjnë praktika dhe të fillojnë të lidhen me profesionin”, u shpreh ajo./abcnews.al