Bashkimi Evropian është i gatshëm të rikthejë misionin e tij diplomatik në Damask, tha shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
“Ne jemi gati të rihapim zyrën tonë përfaqësuese që është ambasada jonë. Ne duam që të jetë plotësisht funksionale. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për të ruajtur ndërveprimin e nevojshëm dhe për të marrë informacion të menjëhershëm”, tha Kallas në një seancë të posaçme në Parlamentin Evropian në Strasburg.
Kallas deklaroi Rusia dhe Irani, që mbështetën ushtarakisht regjimin e Asadit, nuk duhet të kenë vend në Siri tani që ai është larguar.
Ajo u shpreh gjithashtu se BE-ja nuk do të heqë sanksionet ndaj Sirisë përpara se sundimtarët e saj të rinj të sigurojnë që pakicat të mos persekutohen dhe të drejtat e grave të mbrohen brenda një qeverie të unifikuar që mohon ekstremizmin fetar./abcnews.al


