SHBA i mbyll derën Berishës: Nuk merremi me njerëz të përfshirë në korrupsion madhor

schedule10:21 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 10:21 - 17 Dhjetor, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim për Sali Berishën.

Në një kohë që kryetari i Partisë demokratike premton heqjen e vizave kur edhe ai vetë nuk e kalon Atlantikun, Ambasada Amerikane në Tiranë, nëpërmjet të dërguarës me punë, Nancty Vanhorn thotë se i qëndron pozicionit të saj për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

“I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor. “

Sali Berisha u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj të 2021 për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë

 

Deklaratë e ambasadës së SHBA:

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë.

I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” – e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!