Dy persona, 20 dhe 19 vjeç u arrestuan në flagrancë në Pikën Kufitare të Morinës.
Në hyrje të Shqipërisë, në vijën e dytë, gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin, janë gjetur 2 kuti të mëdhaja me lëndë piroteknike, pa faturë shoqëruese, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ata akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës.”/abcnews.al