Baste sportive në lokal/ Pranga 30-vjeçarit në Sarandë, procedohet një tjetër

schedule11:41 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 11:41 - 16 Dhjetor, 2024

Një 30-vjeçar është arrestuar teksa një 43-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia në Sarandë.

Këta persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Gjatë kontrollit në lokalin e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!