Një treg Krishtlindjesh në Këln të Gjermanisë u evakuua për shkak të një valixheje të braktisur.
Pasi u rrethua e gjithë zona përreth tregut “Përralla e Dimrit të Heinzel”, brenda valixhes u gjet rërë.
Ky është incidenti i dytë i tillë në qytet, pasi dje tregu në Rudolf Platz u evakuua për të njëjtën arsye.
Tregu në Rudolph Platz u mbyll 10 minuta të shtunën kur policia urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të tij pasi u gjet një valixhe e braktisur. Siç u konstatua, në valixhe kishte 5-10 kilogramë rërë./abcnews.al