Dy cisterna ruse që transportonin më shumë se 4000 ton produkte nafte janë fundosur në Detin e Zi për shkak të motit me stuhi. Një anëtar i ekuipazhit vdiq ndërsa anija e dytë që po lëvizte pësoi gjithashtu dëmtime. Incidenti ndodhi në ngushticën Kerç, e cila ndan Rusinë nga gadishulli i okupuar i Krimesë.
“Sot, si pasojë e një stuhie në Detin e Zi, dy cisterna, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, u mbytën. Në bordin e anijeve kishte ekuipazhe prej 15 dhe 14 personash. Aksidenti rezultoi në derdhjen e produkteve të naftës”, tha në një deklaratë agjencia federale e transportit detar dhe ujir të Rusisë, Rosmorrechflot.
Një operacion shpëtimi dhe pastrimi është duke u zhvilluar që përfshin rimorkiatorë, helikopterë dhe më shumë se 50 personel. Të dy cisternat kanë një kapacitet ngarkimi prej rreth 4,200 ton naftë.
Zyrtarët ukrainas akuzuan Moskën për pakujdesi. Dmytro Pletenchuk, zëdhënësi i marinës së Ukrainës, tha: “Këto janë cisterna mjaft të vjetra ruse. Nuk mund të shkosh në det në një stuhi të tillë. Rusët shkelën rregullat e funksionimit. Rezultati është një aksident.”/abcnews.al