Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e së dielës në Athinë.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një kafene në zonën e Thrakomakedones. Nga të dhënat e para bëhet fjalë për atentat mafioz.
Mësohet se është hapur zjarr nga një automjet i bardhë i vjedhur në mëngjes në zonën e Patisias në Athinë.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër, të dy shtetas shqiptarë.
Viktima ka ndërruar jetën në vend ndërsa i plagosuri është më gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në kokë e bark.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkaq dyshohet edhe për një të plagosur të dytë./abcnews.al