Turqia bindi Rusinë dhe Iranin që “të mos ndërhyjnë” në Siri gjatë ofensivës rebele dhe xhihadiste që çoi në rënien e Bashar al-Asad.
Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
“Gjëja më e rëndësishme ishte të bisedonim me rusët dhe iranianët dhe të sigurohesha që ata të mos ndërhynin ushtarakisht në ekuacion. Ne folëm me rusët dhe iranianët, ata e kuptuan”, tha Fidan.
“Për të pasur sa më pak humbje të jetëve njerëzore, ne u përpoqëm ta bënim pa gjakderdhje, duke vazhduar negociatat e synuara me dy aktorë të rëndësishëm, të aftë për të përdorur fuqinë e tyre”, shtoi ai.