Kushtet e BE për Kosovën dhe Serbinë/ Nazarko: Pa një angazhim të Europës dhe SHBA-së nuk ka përparim në dialog

schedule17:18 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 17:18 - 13 Dhjetor, 2024

Bashkimi Europian pritet t’i bëjë thirrje Kosovës që të nisë sa më parë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një dokument të parë nga Radio Evropa e Lirë thuhet se BE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë pa vonesë marrrëveshjet e arritura nga dialohu dhe detyrimet e tjera, duke u rikujtuar se rrugëtimi europian i dy shteteve varet pikërisht nga këto kushte.

Lidhur me këtë ka folur në “Ballkan Update”, analisti Mentor Nazarko, i cili u shpreh se pa një angazhim të BE dhe SHBA nuk ka përparim në dialog.

Ai theksoi se shpresa e shumë shqiptarëve është adminstrata e Donald Trump.

“Institucionet e reja europiane, vazhdojnë punën paraardhëse dhe një nga frontet kryesore të BE në oborrin e tij është sigurisht Ballkani, rajoni ynë dhe dialogu Kosovë Serbi është angazhimi kryesor i këtij bashkimi. është në sprovë besueshmëria e këtij institucioni dhe afërmëndsh ata i rikthehen detyrave të shtëpisë për secilin prej shteteve që synojnë afrimin. Kosova në fakt është në prag të zgjedhjeve dhe as nuk mund të pritet ky përparim në detyrat e shtëpisë. Serbia ka një situatë ndoshta mund të jap shenja përparimi, mirëpo koha ka treguar që pa një sinkronizim të SHBA plus BE, është shumë vështirë që në lidhje me dialogun të ketë një ndërveprim real.

Kjo është shpresa e shumë njerëzve, që mendojnë se administrata Trump, do gjej kohë për Ballkanin. për ta përmbyllur atë biznes që nisi ta përfundonte. Le të shpresojmë që fiks atëherë kur të mbarojnë zgjedhjet në Kosovë, të kemi një qeveri të re që të ketë besueshmëri. madje, edhe ndeshja Shqipëri-Serbi, të mos ndodh në një atmosferë të acaruar tensionesh, por në një atmosferë të relaksuar”, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!