Shorti për listat zgjedhore, më 7 Janar/ Vetëvendosja mbush listat me këngëtarë

schedule17:13 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 17:13 - 12 Dhjetor, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit, është planifikuar të bëhet më 7 janar të vitit të ardhshëm.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se gjatë periudhës shtator e deri më 11 dhjetor të këtij viti kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Elezi deklaroi se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1 mijë e 280 kandidatë.

Ai tregoi se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë aplikuar secila me nga 110 kandidatë për deputetë. Po ashtu edhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E–30 kanë aplikuar me nga 110 kandidatë.

Ndërkaq, Lista Serbe me 48 kandidatë.

Ndër të tjera, Elezi tha se KQZ tha se do kryhen verifikimet e nevojshme për aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ditën e mërkurë, në ditën e fundit e dorëzimit te listave, Partia Lëvizja Vetëvendosje ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Por, në këtë listë nuk figurojnë emrat e ministrit të Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Ndërkaq, listës i prin kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca e Donika Gërvalla deri te Salih Zyba./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!