Një sherr mes të miturve është raportuar në Shkodër. Në një njoftim zyrtar policia sqaron se ka nisur procedimi penal një 15-vjeçar.
Ky shtetas ka kanosur me thikë një 13-vjeçar. Sherri mes tyre sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/