Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u takua në Jerusalem me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë si pjesë e përpjekjes së fundit të administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të ndërmjetësuar një marrëveshje pengjeje dhe armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.
Në takim morën pjesë edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë, duke përfshirë shefin e Shin Bet, Ronen Barr, drejtorin e Mossad-it, David Barneu dhe koordinatorin e pengjeve të qeverisë, Gal Hirsch.
Pas takimeve në Izrael, Sullivan do të udhëtojë në Katar dhe Egjipt, dy vende arabe që ndërmjetësojnë mes Izraelit dhe Hamasit, me mbështetjen e SHBA.
Nga 251 pengjet e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor, 96 janë ende në Gaza, duke përfshirë trupat e të paktën 34 të vdekurve të konfirmuar, sipas ushtrisë izraelite.
Hamasi liroi 105 civilë gjatë armëpushimit tre mujor në nëntor dhe katër pengje u liruan para kësaj./abcnews.al