Korrupsioni, Haga thërret Kurtin/ Kryeministri i Kosovës do dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore

schedule18:13 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 18:13 - 11 Dhjetor, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është thirrur në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, sipas të cilit kjo ftesë për Kurtin, ka lidhje me zgjedhjet.

Ai thotë se qëllimi është ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025, sikurse në 2021 një vendim i gjyqësorit pamundësoi garimit në zgjedhjet të 14 shkurtit 2021.

Kryeziu e dramatizoi edhe më shumë ftesën e speciales, duke thënë se kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në një proces zgjedhor

Por  Kurti është thirrur si dëshmitar në lidhje një rast që ka të bëjë me veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Për këtë rast Gjykata Themelore e Prishtinës në gushtit 2023 ka caktuar masën e paraburgimit për Irfan Lipovicën, Hafiz Garën dhe Ridvan Muharremin.

Megjithatë ata u lanë të lirë më vonë nga gjykata supreme, e cila rrëzoi kërkesën e prokurorit.

Lipovica dhe Gara dyshoheshin për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Si e dyshuar lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetërore është pyetur edhe ministrja aktuale e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Ndwrkohw në thirrjen e Speciales thuhet se dëshmitari, në këtë rast Kurti, detyrohet t’i përgjigjet thirrjes më 16 dhjetor në orën 9:30.

Në rast se nuk paraqitet pa një arsye, Kurti mund të dënohet me një gjobë 250 euro për ccdo mosparaqitje.

Nëse Kurti paraqitet por refuzon të dëshmojë pa një arsyetim ligjor, sërish ai mund të gjobitet me të njëjtën shumë.

Në rast se edhe pas gjobave reagimi i Kurtit do të jetë i njëjtë, prokuroria speciale thotë që masa e mëtejshme është burgimi.

/kosovapress