“Prokurorimet publike, jemi të parët në rajon”, Rama: Bazeli foli qartë, progres në luftën kundër pastrimit të parave

schedule17:41 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 17:41 - 11 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e para në rajon për prokurorimet publike. Ai ka theksuar se ky rezultat ka dal nga Bashkimi Europian.

Sakaq, Rama ka thënë se Bazeli foli qartë, kur deklaroi se vendi ynë ka bërë progres në luftën kundër pastrimit të parave.

“Sot e thotë BE, Shqipëria është në vendin e parë në rajon për prokurorimet publike dhe për të arritur në këtë konkluzion, BE që nuk është gazetë gjermane, por është një institucion, janë ekspertët që analizojnë me lup vendet. Shqipëria është e para dhe prokurorimet publike janë një fushë që hyjnë në kapitulli i themeloreve për të cilat deri në momentin e anëtarësimit, BE nuk na ka vendosur etiketa të ndërmjetme.

Unë mendoj që ky fakt dhe si dhe një fakt tjetër, pastrimi i parave, paraja e zezë, çdo gjë këtu është paraja e zezë. Del indeksi i Bazelit dhe thotë që Shqipëria ka bërë një progres në luftën e pastrimit të parave, ku në tabelë janë nja 7 a 8 vende të BE që janë pas nesh. Ne i referohemi fakteve dhe jo përceptimeve”, tha Rama./abcnews.al