Gjykata kushtetuese e Kosoves ka hapur dyert per qytetaret. Njerez te te gjitha moshave dhe profesioneve, kane mundesi sot te njihen nga afer me mjediset e ketij institucioni te rendesishem ne Prishtine.
Gjykata Kushtetuese e Kosoves organizon këtë të enjte aktivitetin me emër “Dita e Gjykatës së Hapur” me rastin e shenimit te Dites Nderkombetare te te drejtave të Njeriut.
Në këtë ditë, të gjithë qytetarët, veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, mund të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen nga afër me sallën e gjyqit, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, por edhe te informohen mbi historikun, punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.
“Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat organizohen ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës është dyzet e pesë (45) minuta”, thuhet në njoftim.
Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë).
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me kushtetutën. Selia e saj ndodhet në Prishtine dhe eshte themeluar menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ndersa rastin e pare e trajtoj ne 2009-ten./abcnews.al