Izraeli: Shkatërruam 80 për qind të aftësive ushtarake të Assad

schedule10:46 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 10:46 - 11 Dhjetor, 2024

Ushtria izraelite ka pretenduar se ka shkatërruar deri në 80 për qind të aftësive ushtarake të regjimit të rrëzuar të Bashar Assad. Radioja e Ushtrisë Izraelite tha se “operacionet e ushtrisë kanë përfunduar, me 70 apo 80 për qind të aftësive ushtarake të regjimit të Asadit të shkatërruara”.

“350 avionë luftarak izraelitë kryen sulme nga Damasku në Tartus, duke vënë në shënjestër dhjetëra avionë, helikopterë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe depo të municioneve”, tha raporti.

Lidhur me inkursionin në Sirinë jugore, ushtria izraelite tha se “operacioni ende është në vazhdim në terren, si pjesë e aksioneve të forcave tona tokësore në tampon zonën”.

Ushtria theksoi se “po punon për të vendosur kontrollin mbi zonën për të shkatërruar armët dhe për t’u siguruar që ato të mos bien në duar të padëshirueshme”.

Radioja e Ushtrisë tha se operacioni u quajt ”Shigjeta Bashan”.

Bashan është një term biblik që i referohet tokave në jug të Sirisë dhe në lindje të Jordanisë.

Këtë javë, Izraeli zgjeroi pushtimin e lartësive siriane të Golanit duke pushtuar një tampon zonë të çmilitarizuar të mbikëqyrur nga OKB-ja, disa orë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit.

Asadi u largua nga Siria në Rusi, ku iu dha azil pasi grupet kundër regjimit të dielën morën nën kontroll kryeqytetin Damask, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Më pas, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi mos angazhimin në një marrëveshje të monitoruar nga OKB-ka, e cila krijoi një tampon zonë midis Izraelit dhe Sirisë. Ushtria izraelite mori kontrollin e majës malore të malit Hermon në anën siriane të kufirit dhe disa lokacione të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!