Thaçi pas bisedës tefefonike me Ramën: Trupa shtesë autoriteteve shqiptare, të mos rrezikohet asnjë jetë njerëzish

schedule10:09 - 28 Nëntor, 2019

schedule 10:09 - 28 Nëntor, 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një bisede telefonike këtë mëngjes me Kryeministrin Rama, ka njoftuar se Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK-së në përkrahje të autoriteteve shqiptare për sanimin e pasojave.

Thaçi ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama, dhe se tani është nevoja urgjente për përballimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

Ai në shkrimin  e bërë në “Facebook” ka thënë se kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.

Nga tërmetet në Shqipëri deri tani kanë humbur jetën 40 persona, kurse mbi 650 tjerë janë lënduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!