Anthulla Harito është 62 vjeçarja shqiptare që po bën realitet në pension ëndrrat e rinisë. Ajo ka mësuar instrumentin e klarinetës dhe prej disa kohësh po ndjek një kurs në Greqi.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Harito ka treguar pasionin e saj për këtë instrument muzikor. Sakaq, ajo ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private dhe emigracioni në Greqi shumë vite më parë.
“Gjithmonë më ka mësuar vallja, kënga, por nuk kam pasur mundësi sepse kam qenë në punë. Tani mu rritën fëmijët dhe shkuan në Holandë, edhe vendosa të bëja ëndrrat realitet.
Unë kam emigruar në vitin e 1992 dhe këtu në Greqi kam shtëpinë time.
Klarineta më ka shoqëruar prej vitesh dhe vendosa që ta mësojë. Unë me bashkëshortin tim kam 44 vjet të martuar dhe një vit të fejuar. E falenderoj zotin që më ka dhënë një bashkëshort shumë të mirë.
Unë klarinetët e kam mësuar fillimisht në Yotube, pastaj kur u futa në notat e vështira, notat e larta, vajta në shkollë. Vazhdoj mësimin dhe dëgjoj me shumë përpikmëri mësuesin”, rrëfeu Harito./abcnews.al