LaLiga 2/ Uzuni më i miri, “bomberi” i Kombëtares shkruan historinë në fitoren e Granada

schedule18:57 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 18:57 - 7 Dhjetor, 2024

Nuk i mjaftoi që barazoi rekordin për golashënuesin më të mirë, por vendosi një të ri.

“Bomberi” i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni po kalon një tjetër sezon fantastik te spanjollët e Granada, teksa pasditen e kësaj të shtune ka arritur të gjejë golat e radhës, këtë herë në fitoren 3-0 që skuadra e tij regjistroi ndaj skuadrës së Racing Santander, në javën e 18-të të LaLiga 2.

“Ylli” i sulmit shënoi dy herë në mintuat 52’ e 76’, për të thelluar avantazhin e siguruar më herët nga Villar, teksa me golat e tij shkoi në kuotën e 46 të tilla në total te skuadra e Granada, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Falë këtij rezultati, Uzuni ka ngjitur sërish skuadrën e tij në zonën e “play-off” për ngjitjen në elitë, teksa tashmë pozicionohet në vendin e 6-të me 29 pikë /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!