Kokaina, laborator edhe në Progradec/ Kolumbiani i arrestuar te “Kodra e Diellit”, i kërkuar në vendin e tij prej 2023

schedule15:12 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 15:12 - 7 Dhjetor, 2024

Grupi i personave të arrestuar me dyshimin se kanë trafikuar nëpërmjet lëkurëve të bagëtive kokainë nga vendet e Amerikës latinë drejt shqipërisë kanë shtrirë aktivitetin kriminal edhe në juglindje të vendit ku kanë ngritur një laborator për nxjerrjen e kokainës.

Sipas hetimeve të prokurorisë së posaçme, përveç dy laboratorëve që u zbuluan në Tiranë dhe në Qerrekë të Fushë-Krujes, gjatë vëzhgimeve nga agjentët në terren, ka rezultuar se në maj të këtij viti, Artjon Çaushllari së bashkë Kljadi Birçen të dy të arrestuar, kanë shoqëruar  shtetasin kolumbian Hiwelenn Ledezma Narvaez nga Tirana në një fshat në Pogradec ku dyshohet se kanë nxjerrë një sasi kokaine.

Shtetasi kolumbian i quajtur Hiëelenn Ledezma Narvaez i njohur edhe me pseudonimin “Gafas” rezulton I shpallur në kërkim në nëtor të vitit 2023 nga autoritetet kolumbiane si drejtues I një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Në atë kohë në pranga përfundoi edhe shtetasi shqiptar Klodian Zaimi, që rezulton se është djali I dajës së Artjon Çaushllarit, personi që kujdesej për strehimin në shqipëri të shtetasit kolumbian.

Prokuroria deri më tani ka identifikuar 4 nga të arrestuarit si organizatorë dhe finacues mes të cilëve, Klajdi Birçen, Aldi Zonjen, Geis Fejsullain, dhe Artion Çaushllarin. Ndërsa 3 shtetasit amerikano-latinë kishin nisur punën për nxjerrjen e kokainës në laboratorët e improvizuar në qerrëkë të fushë krujës dhe në zonën e kodrës së diellit në Tiranë. Lënda narkotike, sipas SPAK, është importuar nga Amerika Latine, në muajit shtator dhe nëntor të këtij viti. Nga aksioni i policisë, janë sekuestruar 48 ton material i papërpunuar. Grupi kriminal e fshihte lëndën narkotike në lëkurë gjedhi në mënyrë që të mos zbulohej nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!