SHQIPËRI- “Open Banking” është një teknologji, e cila lejon shpërndarjen e të dhënave financiare mes bankave dhe palëve të treta, të cilat ofrojnë shërbime të ndryshme. Siguria dhe besueshmëria që ofron te klientët është në thelb të Open Banking.
Nga kjo risi teknologjike, të gjitha transaksionet kryhen përmes API-ve shumë të sigurta dhe ofruesit e palëve të treta duhet të plotësojnë standarde të larta dhe strikte rregullatore.
Linda Shomo, themeluese dhe CEO e Easy Pay, një platformë elektronike pagesash në Shqipëri, ishte e ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ndërsa ndau veçoritë dhe risitë e këtij shërbimi.
Ajo tha se që nga momenti që kanë hyrë në treg kanë ardhur me risi, si pagesat në kohë reale, e cila ishte një ndihmë dhe një lehtësi e madhe për klientët.
“Që në momentin e parë që hymë në treg u munduam të sillnim risi, në mënyrë që klientela ta përqaste si risi. Kemi ofruar pagesat në kohë reale, për çdo shërbim që ofrojmë, jemi të integruar me të gjithë partnerët tanë dhe nëpërmjet ndërfaqeve kryejmë veprimet”, tha ajo.
Ajo theksoi se aplikacionin Easy Pay mund ta përdorin edhe ata që nuk kanë një llogari bankare të hapur.
“Sektori financiar është në revolucion digjital. Llogarinë ose mund ta mbushësh me kartë, ose mund ta mbushësh nga llogari bankare, ose mund ta mbushesh në pikat e Easy Pay. Aplikacionin easy pay, mund ta përdorin edhe ata që nuk kanë një llogari bankare. Vijnë në pika, i mbushin dhe kryejnë pagesat. Deri sot klientët kanë qenë të lidhur me bankat, ishte i varur nga ajo bankë për shërbimet. Nëse ke një bankë të dytë, me ndryshimet që ndodhën në Evropës, ndryshimi thelbësore është klienti, që është pronar dhe vendos si do ti lëvizësh fondet, çfarë do paguaj dhe çfarë pagesa do bëj. Në qendër është klienti. Open banking lejon klientët të aksesojnë e menaxhojnë paratë e tyre kudo”, tha ai./abcnews.al