Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Tom Goffus ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc në Kosovë.
Gjatë një takimi me presidenten Vjosa Osmani në Bruksel, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike, ka kërkuar që të gjitha faktet në lidhje me sulmin të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë.
Një zëdhënëse e NATO-s tha në një postim në rrjetin social “X” se KFOR mbetet vigjilent për situatën dhe koordinimi misionin e aleancës në Kosovë, është kyc për stabilitetin e rajonit.
/abcnews.al/