Pr.ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, propozuar në seancë plenare nga PS, shkaktoi debate të ashpra në seancën e sotme në Kuvend, duke hasur në kundërshti nga deputetë të opozitës.
Analisti Mentor Nazarko në emisionin “Real Story” në ABC News tha se parlamenti shpesh është kthyer në një teatër joserioz, duke nënvizuar se sot palët duhet të kishin vënë në fokus qytetarin
“Parlamenti gjithmonë ka që një teatër joserioz dhe Ajo që duhet evidentuar është fakti se kemi parë bllokim të parlamentit për fatin personal të Berishës dhe jo për çështje si ato që u trajtuan sot. Çështja që u trajtua sot është vetëm ilustrim i problemeve që kanë qytetarët e asaj zone. Ky do të ishte rasti më i mirë për të pasur një debat serioz. Pavarësisht inskenimeve apo pjesëve komike, kjo temë, tema e fshatit apo e ashpërsisë që ka pasur shteti ndaj tyre, do doja të kishte një angazhim për një çështje si kjo”, tha ai.
Gjithashtu ai theksoi se në Kuvend nuk pati asgjë tjetër veçse një shfaqje e shëmtuar dhe se palët u morë me një debat gjuhësor.
“Pavarësisht se PD nuk do t’i japë meritë PS, ishte rasti për të diskutuar për një problem të tillë, por palët u morën me një debat gjuhësor. Nuk dua të besoj që socialistët e bënë daljen nga salla për t’u shmangur nga interpelanca, pasi ishte vendosur. Ishte një shfaqje që na tregon se politika nuk merret me fatin e qytetarit, por me fatin personal të zotit Berisha. Do të duhej të diskutohej për qytetarin dhe individin sepse kështu merr edhe më shumë vota…”, tha më tej Nazarko.
/abcnews.al/