Bedri Elezi ekspert për çështje të Sigurisë në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për arrestimet që ka kryer Specialja në Kosovë. Gjithashtu ai u ndal edhe te bastisja e shtëpisë së ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi duke thënë se ka qenë një veprim që i ka befasuar të gjithë, pasi ish-ministri theksoi ai ia ka kushtuar jetën e tij drejtësisë.
“Nuk kisha guxuar që të deklaroja se gjykata speciale do të merrte veprime politike. Nuk besoj që do të kishte mundësi që të ketë forca të tilla për të ndikuar politikisht dhe nuk dua të besoj se gjykata e Hagës do të ndërmerrte veprime politike. Qoftë subjekte opozitare apo të pozitës nuk mund të mendoj që mund të kenë pasur ndikim.
Bastisja e shtëpisë së Kuçit ka qenë befasi pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke u munduar që të zbatojë një kërkesë të miqve ndërkombëtar se Gjykata e Hagës duhet të themelohet nga Parlamenti i Kosovës. Pra bastisja e një personi që krejt jetën e tij e ka organizuar në drejtësi, ka qenë një befasi për ne”, ka thënë ai, duke shtuar: “Ne besojmë se të ndaluarit do të japin të gjitha provat që pretendimet janë të sakta”.
Më pas theksoi se këto arrestime janë goditje, pasi jemi të bindur që UÇK ka bërë një luftë për çlirimin e Kosovës.
“Themelimi i gjykatës është nga këto burra që po mbahen dhe besoj që do të ishin të gatshëm të përgjigjen në çfarëdo rrethane në drejtësi. Unë besoj që gjykata Speciale duhet të përdorë forma më të buta dhe jo të shkohet në këto forma të arrestimit”, tha ai.
/abcnews.al/